Selim Pacolli premton mbështetje për prodhuesit vendorë

Selim Pacolli, kandidat për deputet nga Koalicioni për Familjen, ka theksuar angazhimin e tij dhe të koalicionit për mbështetje të prodhuesve vendorë.
Gjatë vizitës në fabrikën e barnave “TrePharm” në Fushë-Kosovë, një lider në industrinë farmaceutike dhe shembull i suksesit të familjes Prishtina, Pacolli premtoi se do të punojnë për të forcuar sektorin e prodhimit vendor dhe për të promovuar këta prodhues, si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Ne, si Koalicion për Familjen, i premtuam popullatës se angazhimi ynë do të jetë i fokusuar në mbështetje të prodhuesve vendor dhe në rritjen e mundësive për t’i bërë ata konkurrentë të fortë në tregjet ndërkombëtare,” tha Pacolli.
Ai shtoi se, duke vepruar së bashku si një Familje…, suksesi do të jetë i pashmangshëm për sektorin e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.