Abdixhiku: Koeficient 150 euro për të gjithë shërbyesit publikë, që në javën e parë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin e tij për koeficientin 150 që në javën e parë të qeverisjes. Sipas tij, mësuesit, mjekët, policët, zjarrëfikëdit, ushtarët, të gjithë punëtorët e shtetit do t’i kenë 200 euro më shumë.
“Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150.
Për këtë përgjigjemi para vendit, para Zotit, para secilit qytetar të vendit! Nga 200 euro më shumë, secilin muaj – ky është zotimi ynë”, ka thënë Abdixhiku gjatë tubimit të mbajtur me degën e katërt në kryeqytet.