75 Mall Live Search
12:00 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet në Rrugën e Kombit vetura nga Kosova, pesë të lënduar

Nënë e bijë janë plagosur si pasojë e një aksidenti paraditen e të premtes në aksin rrugor Kukës-Tuneli i Kalimashit.

Sipas informacionit paraprak, një mjet tip “Benz” ku po udhëtonin një familje, është përplasur me një kamion me targa të Kosovës, në vendin e quajtur “Fushë-Dukagjinit”.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria L.M nga fshati Kalimash i Kukës, dhe ka marrë dëmtime të lehta vajza e saj 5-vjeçare, A.M. Ato ndodhen në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.