75 Mall Live Search
17:31 / E Premte, 31 Janar 2025 / Gj. Sh

Llapi e mbyll me fitoren fazën pëgatitore në Turqi

Skuadra e Llapit javët e fundit ka qëndruar në Turqi, ku kanë bërë fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror.

Skuadra nga Podujeva sot ka zhvilluar edhe një miqësore, e fundit në Antalya, shkruan IndeksOnline.

Llapi në këtë ndeshje u përball me skuadrën nga Bullgaria, Hebar Pazardzhik, ku shënoi fitore me rezultat 2-0.

Golashenues të kësaj ndeshje ishin Blend Baftiu dhe Valmir Veliu./IndeksOnline/