75 Mall Live Search
20:52 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

Blakaj e Ferati bëjnë homazhe te lapidari i Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ukë Blakaj, dhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe te lapidari i Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe”, në fshatin Uçë.

Blakaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se gjaku i tyre u bë dritë që fëmijët tanë të edukohen dhe arsimohen të lirë e pa frikë.

“Me strukturat e Aleancës bëmë homazhe dhe vendosëm lule te lapidari i Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe”, në  fshatin Uçë.

Gjaku i tyre u bë dritë që fëmijët tanë të edukohen dhe arsimohen të lirë e pa frikë”, ka shkruar Blakaj./Indeksonline/