Aksident i rëndë mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht të udhëkryqi i Lipjanit.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë tri vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe autobartësi i cili po i tërheq veturat nga vendi i ngjarjes.
Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/