75 Mall Live Search
22:11 / E Premte, 31 Janar 2025 / MSH

Hyseni i kënaqur me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubim

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, pati një tubim madhor në palestrën e shkollës “Fan S. Noli”, në Podujevë.

I kënaqur nga pjesëmarrja masive dhe diskutimet e bëra me qytetarë, Hyseni u shpreh se ky është përcaktimi i Llapit dhe ringritja e qytetarëve për ringritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Si mbrëmë ashtu edhe sonte, e  çdo ditë, njësoj, përkrahje e fuqishme, mobilizim i madh, mbështetje e parezervë.

Kjo po shihet në çdo takim tonin, siç u pa edhe sonte në Palestrën e shkollës  “Fan S. Noli”.

Ky është vullneti!

Ky është përcaktimi, i Llapit e Gollakut!

Kjo është ringritja e secilit qytetar për ringritjen e Lidhjes sonë!

Mbështetja Juaj është nderi më i madh për ne!

Jemi bashkë, jemi Një e kështu do jemi gjithnjë për ndryshimin e zhvillimin e Republikës sonë!”, shkroi Hyseni.