75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

Smajl Latifi merr përkrahje të madhe në Xërxë dhe Spaniq: Kjo mbështetje na jep më shumë forcë për të vazhduar këtë rrugëtim

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Smajl Latifi, ka marrë mbështetje të madhe në fshatrat Xërxa dhe Spaniq.

Latifi, përmes një postimi në facebook është shprehur se banorët e këtyre fshatrave ishin me qëndrime të qarta për ndryshim e zhvillim.

Ndërsa theksoi se kjo mbështetje na jep edhe më shumë forcë për të vazhduar bashkë këtë rrugëtim.

“Në Xërxë dhe Sapniq pashë e dëgjova vullnetin e pathyeshëm të njerëzve të ndershëm, punëtorë e të vendosur për një të ardhme më të mirë. Ata nuk flasin me fjalë boshe, por me qëndrime të qarta: duan ndryshim, duan zhvillim, e duan Kosovën Fituese!

Kjo mbështetje na jep edhe më shumë forcë për të vazhduar bashkë këtë rrugëtim. Më 9 shkurt, me votën tuaj, i hapim rrugë së ardhmes që e meritojmë!”, ka shkruar Latifi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Smajl Latifi kandidon me numër 16./Indeksonline/