75 Mall Live Search
08:50 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / FR

Përmes rrjeteve sociale kanoset një gazetar në Prishtinë

Përmes rrjeteve sociale dyshohet se është kanosur një gazetar në Prishtinë.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.