Numër i madh i pjesëmarrësve në tubimin e LDK-së në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë tubim elektoral në Viti.
Sipas një video të shpërndarë në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, qytetarët e Vitisë shihen të jenë mobilizuar më sheshin e qytetit për pritjen e kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhikun.
“Vitia në pritje të kryeministrit tonë të ardhshëm Dr. Lumir Abdixhiku!”, thuhet ndër të tjera në postimin e LDK-së.