75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / G T

Griezmann me një gol të bukur rikthen Atleticon në garë për titull

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore 2:0 ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.

Antonie Griezmann shënoi në minutat e fundit golin e dytë, që ia siguroi tri pikë skuadrës së tij, shkruan Indeksonline

Sulmuesi francez realizoi me parabolë për ta çuar ekipin e tij në 48 pikë, vetëm një më pak se lideri, Real Madrid (49).

Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Lino në pjesën e parë.

Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar luajti gjithë ndeshjen dhe kishte disa raste shënimi./Indeksonline/