75 Mall Live Search
21:14 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / G T

E kanë të vështirë ta ndalin ndryshe, Mirlind Dakut ia shqyejnë fanellën

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon me Rubin Kazanin në kampionatin rus. Shpesh herë është folur edhe për një largim të mundshëm të sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Megjithatë, zërat për largimin e 27-vjeçarit kuqezi i ka mohuar vetë trajneri i skuadrës ruse. Pak pas deklaratës së trajnerit Rashid Rahimovi, ka zgjedhur të flasë vetë Daku.

“Mos harxho fjalë për njerëzit, të cilët meritojnë heshtjen tënde.”, shkruan sulmuesi kuqezi në rrjetet e tij sociale. Në 17 paraqitje me Rubin Kazan në kampionat, Daku ka realizuar 9 gola dhe 5 asiste.