Imri Ahmeti mban tubim në Sllovi: Ky bastion mbetet kështjellë e pamposhtur e vlerave rugoviane

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti (7) ka mbajtur një takim në Sllovi, ku u prit nga qindra njerëz.
Ahmeti tha se Sllovia është shtylla e palëkundur e fitoreve të LDK-së.
”Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës.Entuziazmi i qindra mbështetësve tregoi edhe një herë se ky bastion mbetet kështjellë e pamposhtur e vlerave rugoviane.
Një tubim i jashtëzakonshëm, një atmosferë e zjarrtë dhe një përkrahje më e fuqishme se kurrë!Faleminderit secilit prej jush. Me ju, LDK është gati të sjellë ndryshimin e madh për Kosovën!” ka shkruar ai.
Postimi i plotë: