Kastrati duartrokitet në Arllat, Gjergjaj e Bytyq: Nuk ka PDK pa UÇK-në, nuk ka UÇK pa Thaçin e Veselin!

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, qëndroi sot në Arllat, Gjergjaj dhe lagjën Bytyqi.
Në takimet me banorët e këtyre zonave, Kastrati mori përkrahje të madhe, shkruan IndeksOnline.
Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, ai u shpreh se: “Nuk ka PDK pa UÇK-në, dhe nuk ka UÇK pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e rrjedhimisht nuk ka PDK pa Hashimin e pa Kadrinë!”.
Kjo thirrje e tij u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit.
“Faleminderit nga zemra Arllat, Gjergjaj dhe lagja Bytyqi!”, u shpreh ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kastrati bartë numrin 65 në listën e PDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Për Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, FITORE ME 9 SHKURT!
Faleminderit nga zemra Arllat, Gjergjaj dhe lagja Bytyqi!
UÇK UÇK UÇK
PDK PDK PDK
ARDIAN KASTRATI nr. 65 !