Arbër Hoxhën e kërkojnë në Turqi, bëhen dy klube që kanë shprehur interesim për të

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagrebi në orët e fundit të merkatos dimërore.
Siç raportojnë mediat kroate dhe ato turke, për lojtarin nga Kosova kanë shprehur interesime dy skuadra nga Superliga e Turqisë, shkruan Indeksonline
Ditë më parë interesim kishte shprehur ekipi i Eyupsporit, kurse sot është Trabzonspori ajo që është dëshiron shërbimet e lojtarit shqiptar.
26-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje në elitën e futbollit kroat dhe ka shënuar dy gola, duke bërë një asist.
Vlera e lojtarit “kuqezi” në sajtin Transfermarkt është 1.5 milionë euro./Indeksonline/
💥 FANATİK ÖZEL | @ethemsunduk
— Fanatik (@fanatikcomtr) February 1, 2025
👀 Eyüpspor’dan sonra Trabzonspor da Arber Hoxha’ya talip oldu. Bordo-Mavili ekip, Arnavut oyuncuyu transfer etmek istiyor. pic.twitter.com/B5Fv2jdwDz