Haradinaj e Ukë Blakaj në Komoran: Qytetarët të vendosur për ndryshimin e madh

Daut Haradinaj dhe Ukë Blakaj nga AAK kanë zhvilluar një takim me përkrahës të këtij subjekti në Komoran.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se kudo po sheh frymë pozitive dhe qytetarët janë më të vendosur se kurrë për ndryshimin e madh.
“Zotimi ynë për ta përkrahur këtë zonë vitale, në zemër të Kosovës, u prit me mirëkuptim”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.