75 Mall Live Search
11:33 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Lëndimi i Antonio Rudiger, humb ndeshjet më të rëndësishme

Humbja ndaj Espanyolit nuk është lajmi i vetëm i keq për Real Madridin dhe tifozët e klubit.

Pikërisht në atë ndeshje, mbrojtësi Antonio Rudiget ka pësuar një lëndim, shkruan IndeksOnline.

Lëndimin e ka konfirmuar edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.

“Ai pësoi një dëmtim dhe duhet ta vlerësojmë. Është ende herët për të folur për këtë. Nuk mund t’ju them ende asgjë,” deklaroi ai.

E sipas raportimve nga mediat spanjolle, Rudiger pësoi lëndim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

Mbrojtësi gjerman pritet të jetë jashtë fushave për tre javë.

Me shumë gjasë, ai do të humb edhe ndeshjet e play-offit në Ligën e Kampionëve, ndaj Manchester Cityt./IndeksOnline/