75 Mall Live Search
16:16 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / G T

Te Trabzoni golat “flasin” shqip, vashat shqiptare shkëlqyen në Superligë

Skuadra e Trabzonsporit ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Bornova në javën e 15-të në Superligën e Turqisë, kategoria e femrave.

Në këtë ndeshje gola shënuan tre lojtare shqiptare, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi Valentina Troka në minutën e 20’të.

Më pas Lumbardha Misini shënoi për shifrat 3:0 në minutën e 33’të.

Dhe me dy gola këtë ndeshje e mbylli lojtarja e Kombëtares së Kosovës, Kaltrina Biqkaj.

Trabzoni është në pozitën e pestë me 31 pikë, tetë më pak se lideri, Fenerbahce./Indeksonline/

Image