75 Mall Live Search
17:27 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / G T

“Isha në gjumë”, Hansi Flick për humbjen e Real Madridit: Pyesni gruan time!

Skuadra e Barcelonës sot shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Alavesit në La Liga, duke shfrytëzuar humbjen e Real Madridit.

Pas ndeshjes, Hansi Flick u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë disfatë të rivalit të tyre, shkruan Indeksonline

Përgjigja e teknikut gjerman ishte epike, duke thënë se ishte në gjumë në atë kohë.

“Real Madridi humbi? Vëretë? Unë isha në gjumë mbrëmë. Pyesni gruan time nëse nuk besoni”, u përgjigj Hansi Flick

Me këtë fitore të Barcelonës, tani Reali është vetëm katër pikë më shumë se pozita e tretë (49)./Indeksonline/