75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

69-shi i PDK-së, Fatbardh Rexha merr mbështetje të madhe në Prekaz

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fatbardh Rexha, gjatë ditës së sotme ka vizituar banorët e lagjes Hasani dhe Shabani në Prekaz.

Rexha, përmes një postimi në facebook është shprehur se aty mori mbështetje të madhe dhe se si vullnet i madh si çdohere për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzës për Kryeministër.

Tutje ka vizituar edhe familjen Kadriu ku theksoi se refuzuan miliona euro për ta shitur pronën.

“Në Kullën e familjes që refuzuan miliona euro për ta shitur pronën, familja Kadriu është shpirti i qëndresës së veriut të vendit, bashkë me banorët e tjerë të kësaj ane që qëndruan stoik. Baca Ali Kadriu edhe pse në moshë, qëndron i fortë dhe kujton kohën kur nga Qeveria Thaçi u ndërtua kjo kullë dhe qindra shtëpi në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar Rexha.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatbardh Rexha kandidon me numër  69./Indeksonline/