Fiknete Betaj në Siçevë: Vendosmëria e tyre është forca jonë, vullneti i tyre është garancia për fitore

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët në Siçevës.
Bejta, përmes një postimi në facebook është shprehur se qytetarët e Siçevës dëshmuan se ndryshimi është i pashmangshëm.
Ndërsa theksoi se vendosmëria e tyre është forca jonë, vullneti i tyre është garancia për fitore.
“Siçeva kërkon ndryshimin!
Në një tubim plot gjallëri, qytetarët e Siçevës dëshmuan se ndryshimi është i pashmangshëm. Vendosmëria e tyre është forca jonë, vullneti i tyre është garancia për fitore.
Të dielën, më 9 shkurt, le ta bëjmë ndryshimin. Le ta rrumbullakësojmë bashkë numrin 124!”, ka shkruar Bejta.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fiknete Bejta, kandidon me numër 69./Indeksonline/