75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / mp

Alban Zogaj merr donacion nga Zurich

Alban Zogaj nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka marrë një donacion të rëndësishëm nga Zurich, i cili do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit në Prishtinë.

Pjesë e këtij donacioni janë kamionët për mbledhjen e mbeturinave, të cilët do të lehtësojnë punën e shërbimeve komunale dhe do të kontribuojnë në mbajtjen e kryeqytetit të Kosovës më të pastër.

Ky donacion është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe përballimin e sfidave me menaxhimin e mbeturinave, duke siguruar kushte më të mira për qytetarët e Prishtinës.