Juventusi zyrtarizon blerjen e dytë nga Premier League

Juventusi ka transferuar një tjetër mbrojtës nga Premier League.
Bëhet fjalë për mbrojtësin anglez, Lloyd Kelly i cili i bashkohet “Zonjës së Vjetër” nga Newcastle United.
Juventus, ka paguar rreth 20 milionë euro për anglezin dhe është blerja e dytë nga Premier League pas Renato Veiga, i cili erdhi nga Chelsea.
Kelly, ishte transferuar te Newcastle këtë sezon ku arriti të bënte vetëm 14 paraqitje për “Laraskat” në të gjitha garat./IndeksOnline