75 Mall Live Search
09:09 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / L K

Njihuni me kandidaten me numër 87 në listën e AAK-së, motra e dëshmorit më të ri, në Kosovë

Gentiana Gashi-Pepaj është kandidate për deputete nga Istogu nga radhët e AAK-së. Gashi-Pepaj mbanë numrin 87 në listë.

Gentiana Gashi – Pepaj është motra e dëshmorit më të ri në Kosovë, Mentor Gashi .

Gentiana, është juriste e diplomuar, kryetare e klubit të karatesë E & E Wazari në Istog si edhe është anëtare e bordit të Federatës të Karatesë të Kosovës.

Si një grua e suksesshme, Gentiana premton se do të jetë zëri i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës për qytetarët e Istogut, rininë dhe sportistët istogas, familjet e deshmorëve si dhe zë i fuqishëm i gruas kosovare.