75 Mall Live Search
15:27 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / AR

Kjo qenka e vërteta e martesës së Loredanës jashtë BBV

Një ditë pas dasmës në Big Brother Rozana riktheu historinë e martesës që Loredana ka jashtë shtëpisë.

Loredana ka zbuluar që rezulton e celebruar me ish partnerin e saj. Ajo i ka treguar Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë dhe i ka thënë që nuk dëshiron ta dëgjojë.

“Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam e celebruar. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.