Krasniqi i lumtur me furnizimin me ujë të pijshëm për lagjet 028 dhe 029: Zotimi ynë u përmbush!

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është shprehur i lumtur pas përmbushjes së zotimit për sigurimin e ujit të pijes për shtëpitë në lagjet 028 dhe 029.
Përmes një njoftimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se projekti është përmbushur në bashkëpunim me ministrin Liburn Aliu, e që përfshin një investim prej afro 3 milionë eurosh.
“Ky projekt, me rreth 3 milionë euro investim, është fillimi i transformimit të madh që do të ndodh në Fushë-Kosovë, në lagjet në të cilat investimet serioze, kanë munguar dhe kanë arritur vetëm përgjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2!” u shpreh Krasniqi.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Zotimi ynë për të siguruar ujin e pijes për secilën shtëpi në lagjet 028 dhe 029 është përmbushur!
Me ministrin Liburn Aliu kemi realizuar një vizitë ku kemi testuar kyçjen e ujësjellësit te disa familje në lagjen 028, duke dëshmuar se zotimi ynë për të siguruar ujin e pijës i cili ka munguar për kaq shumë vite në këtë zonë është përmbushur!
Ky projekt me rreth 3 milion euro investim është fillimi i transformimit të madh që do të ndodh në Fushë Kosovë, në lagjet në të cilat investimet serioze, kanë munguar dhe kanë arritur vetëm përgjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2!