“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë që tronditi sot Suedinë, pas një sulmi në një shkollë në Orebro.
Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se shkollat duhet të jenë vende mësimi e jo frike dhe terrori, duke shtuar se në këto momente qëndron me popullin suedez, shkruan IndeksOnline.
“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Orebro, Suedi, është tronditës. Shkollat duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkroi Osmani.
The horrific attack at a school in Örebro, Sweden, is heartbreaking. Schools should be places of growth and learning, not fear and terror.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 4, 2025
In these difficult moments, we stand with the people of Sweden. Our thoughts are with the victims and their families, and we wish a swift…
Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në një shkollë ne qendër të qytetit, teksa autoritetet po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit./IndeksOnline/