75 Mall Live Search
21:38 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Artan Nimani merr mbështetje të madhe në Lipovec, Gerqinë dhe Bishtazhin

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani (25), ka zhvilluar takime në Lipovec, Gerqinë dhe Bishtazhin, ku ka marr mbështetje të madhe.

Nimani ka thënë se kjo përkrahje reflekton vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Tutje, ai ka thënë se numri 25 do të shndrrohet në zërin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

”Në këtë momentum të rëndësishëm politik, numri 25 është shndërruar në simbolin e zërit të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar aspiratat e tyre për një të ardhme më të ndritur. Mbështetja masive për këtë koalicion dëshmon qartë se qytetarët kërkojnë një platformë të bazuar në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies sociale dhe forcimin e institucioneve demokratike.” ka shkruar ai.

Postimi i plotë: