Shala në Suharekë: LDK-ja i ka të forcuara lidhjet me miq dhe aleatë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ardian Shala, sot qëndroi në Suharekë.
Në takime me qytetarë, Shala u shpreh se çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se LDK-ja e ka programin dhe ekipin më mirë të përgatitur.
“Çdo ditë e më tepër po bëhet më se e qartë se LDK-ja i ka të forcuara lidhjet me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë”, shtoi ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Shala bartë numrin 23 në listën e LDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Qyteti Suharekë
Çdo ditë e më tepër po bëhet më se e kjartë se LDK e ka programin dhe ekipin më të mirë e më të përgatitur.
Çdo ditë e më tepër po bëhet më se e kjartë se LDK-ja i ka të forcuara lidhjet me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.
Çdo ditë e më tepër po bëhet më se e kjartë se elektorati rugovjan është përbashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo po vazhdon të dëshmohet çdo ditë, këtë e dëshmoi edhe sot qyteti i Suharekës.
LDK- 124
Lumir Abdixhiku -1
Ardian Shala – 23