75 Mall Live Search
21:54 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / MSH

Hajvalia çohet në këmbë, i japin mbështetje të fuqishme Selim Pacollit dhe Koalicionit për Familje

Koalicioni për Familjen sonte e filloi fushatën elektorale me një atmosferë triumfuese dhe fishekzjarre në Prishtinë, konkretisht në lagjen Hajvalia.

Energjia pozitive dhe mbështetja e fuqishme nga qytetarët e kësaj zone dëshmuan rritjen e entuziazmit për këtë subjekt politik.

Ky ishte tubimi i dytë me mbështetje të madhe brenda ditës për Koalicionin për Familjen, pas një tubimi elektoral të suksesshëm të mbajtur pak orë më parë në Fushë-Kosovë.

Lideri i koalicionit Eman Rrahmani theksoi: “Atmosfera e fitores që u krijua sonte do të përhapet në mbarë Kosovën më 9 shkurt.”