Kandidatja për deputete, hap studion e improvizuar RTV 99

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Bahrije Hyseni, në pamundësi për të qenë prezente në media aq sa do të duhej, ka hapur studion e improvizuar brenda shtabit të saj,
të cilën e ka quajtur RTV 99.
Nga kjo studio ajo do t’u përgjigjet qytetarëve e përkrahësve të shumtë që po takon ditëve të fundit.
Njëkohësisht ajo bën ftesë që të gjithë të interesuarit, të gjitha mediat, e secili qytetar që ka dëshirë të diskutojë rreth çështjeve me interes të përbashkët e veçanërisht temat që lidhen me qytetin e Ferizajt
me rrethinë, të ndjehen të lirë të jenë prezent në RTV 99.
Në pritje për më të rejat e numrit 99 nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ferizaj po bën ndryshimin!