Altin Krasniqi takon Organizatën e Veteranëve të Luftës në Has: “Mbështetje për një të ardhme më të fortë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës në Has, ku ka diskutuar për vizionin dhe angazhimet e tij për të ardhmen e Kosovës.
Gjatë takimit, Krasniqi ka marrë mbështetje për programin e tij qeverisës, një dëshmi e rëndësishme e besimit dhe përkushtimit të përbashkët për zhvillimin e vendit. Ai ka theksuar rëndësinë e vlerësimit të kontributit të veteranëve dhe ka garantuar se do të angazhohet për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohet.
“Vlerësoj lart kontributin e tyre dhe mbetem i përkushtuar që zëri i tyre të dëgjohet e të respektohet gjithmonë”, ka theksuar Krasniqi.
Kandidati i PDK-së ka ftuar qytetarët që të mbështesin këtë program për një të ardhme më të fortë për Kosovën.



