75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / MSH

Gashi mbylli ciklin e takimeve me nëndegët e PDK-së: Vazhdojmë me punë, angazhim dhe përkushtim drejt fitores

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka mbajtur mbrëmë një takim në Petrovë, ku u takua me shumë banorë të asaj zone.

Në bashkëbisedim e sipër, Gashi pranoi këndvështrime dhe propozime të shumta nga qytetarët, shkruan IndeksOnline.

Ky edhe ishte takimi përmbyllës i ciklit të takimeve me nëndegët e partisë.

Mirënjohës për çdo demokrat në mbarë Prizrenin. Edhe pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti – vazhdojmë me punë, angazhim dhe përkushtim drejt fitores së madhe!”, shkroi Gashi.

Kujtojmë, se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kujtim Gashi bart numrin 15 në listën e PDK-së.