Ranieri: Milan nuk e ndal dot Romën

Sot Milan do të përballet me skuandrën e Romës.
Ndeshja është e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe zhvillohet në stadiumin ”San Siro”, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
E trajneri i Romës, Claudio Ranieri, para ndeshjes ka thënë se Milani nuk mund ta ndal skuadrën e tij, që të kaloj në gjysëmfinale.
“Objektivi është të bëjmë mirë kundër Milanit. E dimë që në shtëpi nuk kanë humbur në 12 ndeshje, e fundit ishte kundër Napolit. Që kur erdhi (Sergio) Conceicao ata kanë pasur pesë fitore, dy barazime dhe dy humbje. Ne do të përballemi me një ekip plot talente dhe kampionë.
Ne duam të bëjmë mirë dhe të kalojmë në raundin tjetër. Jemi të vetëdijshëm se përballemi me një ekip të madh dhe do të mundohemi të bëjmë lojën tonë.
Pres një ndeshje të vështirë, por jemi gati të përballemi me një skuadër të madhe. Milani mund të shpërthejë, ata mund të luajnë në sulm, ata kanë lojtarë cilësorë.”, deklaroi Ranieri./IndeksOnline/