Chiara Ferragni jep intervistën e parë pas skandalit të lidhjes

Chiara Ferragni po dominon aktualisht mediat. Fokusi është në çështjen gjyqësore për një mashtrim miliona dollarësh dhe skandalin e lidhjes që përfshin ish-bashkëshortin e saj Fedez.
Një reportere italiane e “Pomeriggio Cinque” tani ka arritur të përgjojë influencueren para banesës së saj në Milano dhe të bëjë një intervistë të shkurtër, transmeton Indeksonline.
Gazetarja donte të dinte si po kalonte. “Kam pasur kohë më të mira,” pranon Ferragni. “Ky vit ka qenë shkatërrues në çdo drejtim, por tani jam mësuar me këto ulje-ngritje”.
I pyetur për “Portën e Pandoros” dhe datën e ardhshme të gjyqit, 37-vjeçarja tha: “Jam qind për qind e sigurt që jam e pafajshme”, shpjegoi Ferragni.
“Do të presim dhe do të shohim, kam bërë gjithçka në fuqinë time për të provuar pafajësinë time. Dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë”. Por ajo që paraqet shumë më tepër interes për momentin janë thashethemet për ish-bashkëshortin e saj./Indeksonline/
@pomeriggiocinquetv Chiara Ferragni in esclusiva a Pomeriggio 5: “Volevo stare fuori dal gossip ma è giusto mettere le cose in chiaro” #Pomeriggio5 #esclusiva #davedere #chiaraferragni ♬ suono originale – Pomeriggio5