75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / L K

Koalicioni për Familjen mban nesër tubimin përmbyllës

Koalicioni për Familjen mban nesër tubimin përmbyllës në Prishtinë. Tubimi mbahet në orën 19:00 në Klan Arena.

“Të premten, më 7 shkurt në ora 19:00, ju ftojmë të bashkoheni në Klan Arena në tubimin elektoral ku do të ndajmë angazhimet tona për një të nesërme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për çdo qytetar të Kosovës.
Ky është momenti për të mbështetur kauzën tonë dhe për të garantuar mbrojtjen e vlerave që janë themeli i shoqërisë sonë. Koalicioni për Familjen është angazhuar për të krijuar mundësi për familje, duke forcuar lidhjen me traditat që na bashkojnë dhe duke siguruar një të ardhme të barabartë dhe të qëndrueshme.
Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri që mbështet dhe mbron atë që kemi më të shtrenjtë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/