75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / MSH

Arrestohen dy persona në rrugën “Muharrem Fejza”, posedonin kokainë, armë e fishekë

Dy persona kanë përfunduar në pranga, pasi policia gjeti te ta substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit policor, pas kontrollit nga zyrtarët përkatës, te të dyshuarit u gjet kokainë me peshë rreth 0.13 gramë, një armë, një karikator dhe shtatë fishekë.

“Në konsultim me prokurorin, është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme – shtëpi të dyshuarve – por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, bën të ditur policia.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”./IndeksOnline/