Superliga me orar të ri, këto janë ndeshjet e javës së 19-të

Superliga e Kosovës, stinori pranveror rikthehet gjatë kësaj jave dhe FFK-ja ka bërë të ditur orarin.
Për herë të parë, në Kosovë do të zhvillohen ndeshjet nga ora 12:00, shkruan Indeksonline
Një orar i ri dhe ndeshjet e para të këtij stinori pranveror do të jenë të premten. Ballkani e pret Dukagjinin dhe Drita e pret Malishevën.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje të tjera. Llapi kundër Gjilanit dhe Prishtina kundër Suharekës.
Kurse të hënën zhvillohet ndeshja mes Ferizaj dhe Feronikelit./Indeksonline/
