Hamza: Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka shpërndarë foto nga tubmi i PDK-së në qytetin e Prizrenit.
Ai ka shkruar se kanë mbetur edhe pak ditë nga fitorja e PDK-së.
‘’Mikpritje e ngrohtë në qytetin e bukur të Prizrenit.Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë. Mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë.Besoni në këtë. Kontribuoni për këtë. Votoni për numrin 131’’, ka shkruar Hamza.

Unë do të jem kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës, ka shtuar ai./Indeksonline/