75 Mall Live Search
20:22 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Prizreni po e përkrah fuqishëm kandidaturën e Patriot Krasniqit për deputet

Kandidatura për deputet e Patriot Krasniqit nga PDK është mirëpritur nga bashkëvendasit e tij, qytetarë të komunës së Prizrenit.

Përkundër që Patrioti tash e ditë vite jeton në Itali, ai asnjëherë nuk e ka shkëuptur lidhjen me komunën e tij, Prizrenin.

Në takime të shumta me qytetarë, në çdo fshat e lagje të Prizrenit, qytetarët i kanë dhënë përkrahje në garën për deputet.

Para qytetarëve, ai është zotuar se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Patrioti është kryetar i PDK-së në Itali, i cili për dy vite nga zero ka arritur të ndërtojë struktura të fuqishme të PDK-së në këtë shtet.

Patrioti vjen nga një familje e shquar nga Prizreni që ka dhënë kontribut për vendin në etapa të ndryshme.

Ai garon më numrin 88 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK.