75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Xherdan Shaqiri po bën histori, e çon Baselin në maje të tabelës

Xherdan Shaqiri po bën histori në kampionatin zvicerran.

Futbollisti kosovar i cili u rikthye te Baseli këtë sezon, me golat e tij e ka dërguar skuadrën në vendin e parë të tabelës, shkruan IndeksOnline.

Shaqiri ishte futbollisti kryesor në fitoren e sotme 2-1 të Baselit ndaj Luzernit.

33-vjeçari shënoi dy gola sonte, të dyja nga penalltia.

Xherdan Shaqiri që nga rikthimi te Baseli, këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka bërë edhe 11 asistime./IndeksOnline/