75 Mall Live Search
23:40 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / H F

Sorensen bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen,  njoftoi se sot ka pasur biseda ta ndara me kryenegociatorët e Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Kjo është biseda e parë prej marrjes së detyrës nga Sorensen, nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak.

Sorensen ka shkruar në rrjetin “X” se i vlerëson bisedat “shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”.

Sorenses nuk dha më shumë detaje rreth bisedave e as rreth vizitave të mundshme në Prishtinë dhe Beograd.

Sorensen, i cili e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, i zhvilloi këto biseda pak ditë pasi kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, këmbyen akuza në rrjetet sociale.