75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / Z S

Sulmoi zyrtarin policor nën ndikim të alkoolit, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një sulmi fizik që i ka shkaktuar një zyrtari policor.

Mësohet se i arrestuari, duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan. Më vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/