75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / L K

“E mbyllëm një kapitull, por jo një rrugëtim”, 110-shi i PDK-së mirënjohës për mbështetjen

Ilirik Musliu është i mahnitur me përkrahjen që ka marrë në fushatën zgjedhore. 110-shi i PDK-së ka thënë se një kapitull po mbyllet, por jo një rrugëtim.

“E mbyllëm një kapitull të rëndësishëm të kësaj fushate në Prishtinë, por jo rrugëtimin tonë të përbashkët. Për mua, Dardania nuk është thjesht një lagje, por është vendi ku u rrita, ku u formësova si njeri dhe ku mësova përkushtimin ndaj komunitetit. Prishtina do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe në qendër të angazhimit tim politikë. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj! Prishtinë fitorja është e jona”, shkruan Musliu në njoftim.