75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / G T

Rodri futet në listën e Manchester Cityt për ndeshjet e UEFA Champions League

Mesfushori spanjoll, Rodri, është futur në listën e Manchester Cityt për ndeshjet e UEFA Champions League.

Ky veprim i Pep Guardiolas tregon se mesfushori është afër të rikthehet nga lëndimi, shkruan Indeksonline

Manchester City do të luajë ndaj Real Madridit, më 11 e 19 shkurt.

Nuk dihet nëse Rodri do të rikthehet në fushë për këto dy ndeshje, megjithatë emri i tij është në listën A.

Kujtojmë se mesfushori u lëndua në gju në fillim të këtij edicioni./Indeksonline/