75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / MSH

Geci: LDK-ja e Rugovës është fuqia që do ta çojë Kosovën në një nivel të ri zhvillimi

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Marigona Geci, ka deklaruar se partia të cilën përfaqëson ajo, do të fitojë bindshëm zgjedhjet e 9 shkurtit.

 Përmes një postimi në Facebook, Geci shkroi se Lidhja e presidentit Rugova është fuqia që do ta çojë Kosovën në një nivel të ri zhvillimi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Marigona Geci bartë numrin 33 në listën e LDK-së.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

LDK 124

Marigona Geci 33

LDK do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Lidhja Demokratike e Presidentit Rugova është fuqia që do ta çojë Kosovën në një nivel të ri zhvillimi, për një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt!

Pa LDK-në s’ka zhvillim, s’ka stabilitet, s’ka të ardhme të sigurt për Kosovën.