75 Mall Live Search
19:16 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / MSH

Gjini prezanton projektin për rehabilitimin e rrugës transite në Gjakovë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e plotë të rrugës transite në Gjakovë.

“Rehabilitimi i kësaj rruge përfshinë rregullimin e tërësishëm të rrjetit nëntokësor të ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë, rrjetit elektrik dhe atij të ngrohtores, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, pastaj ndërtimi i trotuareve të rinj, shtigjeve për biçikleta, asfaltimi, shenjëzimi, ndriçimi dhe gjelbërimi i tërësishëm i rrugës”, thuhet në njoftimin e Gjinit.

Punimet janë paralajmëruar të nisin javën tjetër dhe të përfundojnë së shpejti.

“Jemi të vetëdijshëm që gjatë kohës së punimeve mund të ketë probleme dhe ngecje në trafik, por gjithashtu jemi të bindur se pas një kohe të shkurtër kjo pjesë e qytetit do ta ketë një pamje krejt tjetër”, shkroi Gjini.

Vlera e investimit është rreth 5.7 milionë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Jam i lumtur që sot, bashkë me kompaninë “LIKA Trade” e nënshkruam kontratën për rehabilitimin e plotë të rrugës Transite në Gjakovë, e cila si tërësi përfshinë rrugët “Adem Jashari”, “Luan Haradinaj” dhe “Avdullah Babalija”

Rehabilitimi i kësaj rruge përfshinë rregullimin e tërësishëm të rrjetit nëntokësor të ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë, rrjetit elektrik dhe atij të ngrohtores, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, pastaj ndërtimi i trotuareve të rinj, shtigjeve për biçikleta, asfaltimi, shenjëzimi, ndriçimi dhe gjelbërimi i tërësishëm i rrugës. 

Punimet do të nisin javën tjetër dhe pritet të përfundojnë shumë shpejtë.

Jemi të vetëdijshëm që gjatë kohës së punimeve mund të ketë probleme dhe ngecje në trafik, por gjithashtu jemi të bindur se pas një kohe të shkurtër kjo pjesë e qytetit do ta ketë një pamje krejt tjetër.

Vlera e këtij investimi është rreth 5.7 milionë Euro dhe është investim i tërësishëm i komunës së Gjakovës.

Urime për të gjithë qytetarët tanë!