Vinicius refuzon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Futbollisti brazilian, Vinicius Junior, ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për vazhdimin e kontratës.
Kështu ka bërë të ditur gazeta e njohur ”The Atlantic”, shkruan IndeksOnline.
Vinicius ka kontratë me Realin deri në vitin 2027, me një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.
24-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij po kërkojnë një rritje të kompensimit për të pasqyruar më saktë pozicionin e tij si një nga lojtarët më të mirë në botë. Paga e tij aktuale vjetore është rreth 15 milionë euro.
Sipas ”The Atlantic”, mee një kërkesë nga klubi, një takim u mbajt në Valdebebas në mes të janarit midis anëtarëve të bordit të Madridit dhe kampit të Vinicius Jr, si dhe një anëtari të familjes së lojtarit. Propozimi fillestar nga klubi, i cili përfshinte rritje të pagës, u refuzua me bisedimet që pritet të vazhdojnë./IndeksOnline/