Tahiri merr përkrahje të pashoq nga bashkëshortja: Çdo udhëtim i përbashkët është një mundësi e re

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka marrë mbështetje të madhe përgjatë kësaj fushate zgjedhore.
Me përkrahësit e tij, s’kishte se si të mos rreshtohej edhe bashkëshortja e tij – Igballja.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka përshkruar Tahirin jo vetëm si bashkëshort, por edhe si shok dhe mbështetjen më të madhe.
“Jeta jonë ka qenë e mbushur me shumë mundësi por edhe sfida, të cilave ti ju dole përballë e neve na trasove rrugën duke larguar çdo pengesë.
I tillë ishe jo vetëm për familjen por edhe për të mirën publike kudo që shkove. Shembulli yt se me punë të ndershme mund të arrish majat e suksesit është frymëzuese”, shkroi ajo.
Me bindshmëri të padyshimtë, ajo tha se qëndron pranë Xhaferit me gjithë zemër, sepse çdo udhëtim i përbashkët është një mundësi e re.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Xhafer Tahiri bartë numrin 25 në listën e LDK-së.