Ekrem Hyseni merr mbështetje të madhë në Llap: Ringritje e madhe

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së me numër 16, Ekrem Hyseni, ka marrë mbështetje ta madhe në Llap.
Hyseni, përmes një postimi në facebook është shprehur se po aq sa është Llapi i madh, është edhe besimi i llapjanëve në LDK.
Ndërsa theksoi se kemi gjetur shpresën e mobilizimin për ndryshim.
Postimi i plotë:
Në Sheshin e Qytetit, të mbushur plot, bashkë me kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku, mbajtëm Tubimin e Fitores.
Faleminderit secilit prej Jush, për NDERIN e madh, për BESIMIN e madh, për përkrahjen e parezervë!
Mbi të gjitha, faleminderit për Ringritjen e madhe!
PA LDK TË FORTË NUK KA LLAP TË FORTË, sikur që PA LLAP TË FORTË NUK KA LDK TË FORTË!
E sa i fortë është Llapi dhe sa e fortë është LDK-ja, sonte folën vet Llapjanët, ashtu siç do të flet BESIMI i tyre të Dielën e 9 shkurtit!
Ishin shumë sonte, sepse Llapi është i madh, shumë i madh.
E, po aq sa është Llapi i madh, është edhe besimi i llapjanëve në LDK.
Këtë, e dëshmuan edhe sonte, se LLAPI ËSHTË LDK, veç LDK!
Për 28 ditë radhazi, në çdo derë të shtëpive që kemi trokitur, kemi gjetur mikpritjen.
Kemi gjetur shpresën e mobilizimin për NDRYSHIM!
Nën çdo kulm gjetëm BESIMIN, gjetëm FRYMËZIMIN për RINGRITJEN!
U ringritët një nga një, të gjithë bashkërisht, në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo pjesë të Llapit e Gollakut për Lidhjen tonë!
Jemi Një!
Jemi ashtu siç do donte Prijësi ynë, Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti Historik, Dr. IBRAHIM RUGOVA ta shihte shtëpinë e tij politike!
Nuk mund të ishte ndryshe, sepse ky është vullneti Juaj, ky është përcaktimi juaj!
Falemnderit secilit prej Jush!
Përulem përballë besimit e përkrahjes Tuaj!